TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Këngë Për Shaban Polluzhën
Shaqir Cërvadiku
Këngë Për Shaban Polluzhën

Për të shtuar dozën artistike, ky produkt muzikor është bërë i disponueshëm në ekranet tona i plotësuar artistikisht edhe me anë të një videoklipi, i cili u publikua me datë 27 Korrik 2013.
Teksti :: Song Lyrics
Qielli skuqet e nxihen retë e,
Qou po i thotë nana djalit të vetë e,
Thrret Shabani maroj Drenica
Kush s'ka pushkë o merrni sakica
Refreni:
Briti Plaku Shaban Polluzha,
Bini djem o gajret o burra,
Me i nal turrin hasmit në ballë
Azem Bejta me tanë asht gjallë ee

Vret çetniku e kall e grin ee
Na i shëmtoj o pragun e shpisë e,
Kallen kullat, oda e lisa
N'gjak e lot ouu u la Drenica

Refreni:
Briti Plaku Shaban Polluzha,
Bini djem o gajret o burra,
Me i nal turrin hasmit në ballë
Azem Bejta me tanë asht gjallë ee

N' gjak t' Mehmetit(Gradica) iu la kmisha
N'kam lufton ouu i knon martina
Kështu për Zotin e kem adet e
S'kem duru ouu as krajl as mret e

Refreni:
Briti Plaku Shaban Polluzha,
Bini djem o gajret o burra,
Me i nal turrin hasmit në ballë
Azem Bejta me tanë asht gjallë ee
Komente 0