TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Oj Sallat Me Pem
Shaqir Cërvadiku
Oj Sallat Me Pem

Autor i tekstit është Agron Jashari.
Teksti :: Song Lyrics
Po du me t’thirr rrush, syt ashtu m’i ke
Po mos me t’hy në hak, se si kumbull je
Faqet si mollë vjeshte, buzët si kajsi
E butë sikur dredhëza, e ëmbël qershi
Faqet si mollë vjeshte, buzët si kajsi
E butë sikur dredhëza, e ëmbël qersh

Qysh unë me t’thirr n’emen
S’po e kam idenë
Veç ma mirë me t’thirr
Oj sallatë me pemë

Je sallatë me pemë, e shtrenjtë si dukat
Lum kush ta merr zemrën, lum kush të ka fat
Ke aromë bostani, e herë shije thane
Po me të shtrëngu fort, ti rrëshqet si banane
Ke aromë bostani, e herë shije thane
Po me të shtrëngu fort, ti rrëshqet si banane

Qysh unë me t’thirr n’emen
S’po e kam idenë
Veç ma mirë me t’thirr, o
Oj sallatë me pemë

Kanë me t’këndu, Lulie moj, përditë e ma shumë
Kanë me t’këndu, Lulie moj, përditë e ma shumë
Kur t’i vendosin unazat, o, gishtat si llokum
Kur t’i vendosin unazat, o, gishtat si llokum

Kanë me t’këndu, Lulie moj, përditë e nga pak
Kanë me t’këndu, Lulie moj, përditë e nga pak
Kur ta vendosin gjerdanin, o qafën si zambak
Kur ta vendosin gjerdanin, o qafën si zambak

Komente 0