TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Kangë Për Dëshmorin Ismail Luma
Shaqir Cërvadiku
Kangë Për Dëshmorin Ismail Luma

Këngën e orkestroi Leutrim Gashi. Ky krijim muzikor është prezantuar tashmë i plotësuar nga ana vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua me datë 14 Janar 2024.

Teksti :: Song Lyrics

I. Xhall po lshojn trojet e mija,
Pa kall luften s'vjen liria,
Zemra e trimit per kto troje,
Eshte e madhe per fitore,
Pushka e din n'zone t'Nerodimes,
Ishte shpresa e rilindjes,
Rruga e Ismajlit kish marre emer,
Çlirimtar... Çlirimtar me shpirt e zemer,

Heeeeeeeeeej...

II. N'ort e liga t'historise,
Njihen trimat e lirise,
Pushka e pare ne mes t'Janarit,
Shkrep n'Reçak nga dora e Ismajlit,
Flake rrethoni guximtarin,
I zgjojne trimat n'flake t'mejdanit,
I pret n'balle Çetnikt me pluma,
Flakadani... Flakadani Ismajl Luma.

III. Veq me zjarr pritet armiku,
Bashkeluftare Ahmet Kaçiku,
Mban Reçaku n'ate lugine,
Heroizmin, Krenarine,
Nji Altin n'Kraishte t'Lipjanit,
Mban lehtesine n'zemer t'vatanit,
Dhe e akull prej acari,
E shkrin gjaku... E shkrin gjaku i Ismajlit.

Heeeeeeeeeej...

IV. Pat Reçaku trim mbi trima,
Dole zot ne dite ma t'veshtira,
Emri yt o Çlirimtar,
Eshte lartesi ne Labidar,
Per kesi djem qe pat Kosova,
Kane lshue rraje ne zemra tona,
N'emer tyne ngrejm lavdine,
N'emer tyne... N'emer tyne gzojm lirine.
Komente 0