TEKSTESHQIP
Shaqir & Blert Cërvadiku - Nga Stërgjysh E Baballarë
Shaqir & Blert Cërvadiku
Nga Stërgjysh E Baballarë

Krijimi muzikor është përcjellë në tregun e gjerë të muzikës i realizuar bukur me videoklip, produksionin e të cilit e përgatiti Besart Photogaphy. Ky videoklip u publikua me datë 16 Shkurt 2024. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Shaqir Cërvadiku, teksti e përshtati Milaim Islami, ndërsa arranzhimin e krijuan Gents Studio.
Teksti :: Song Lyrics
Shkon nje brez e vjen nje tjetër
Degë e re prej trungut t'vjetër
Nje bylbyl mes nesh ka ardhë
Prap ka pikë dardha nën dardhë
Dardhë nën dardhë jem na të dy
Kam pasë andërr t'knoj me ty
siq kane knue Lila e Cena
djalë e nip prej tyne jena

REF.:
Nga stergjysh baballarë
Kangën n'shpirt e kem pasë tanë,
Qysh prej kohës t'babës plak,
Katër breza nuk janë pak

thuja kangës Baca Shaqëme
njat za shpirtin ma knaqë
kangët tuja nëpër vite
kangë lirie janë ba hite
Hajde Blert ti kangën kalle
boll kam(kem) knue për vuajtje e halle
kanga jote e kanga ime
tash u knoftë n' festa e gëzime

REF.:
Nga stergjysh baballarë
Kangën n'shpirt e kem pasë tanë,
Qysh prej kohës t'babës plak,
Katër breza nuk janë pak

VIDEOKLIPE

Komente 0