>
BIOSHQIP
Biografia
Sheila Haxhiraj kompozitore dhe këngëtare e njohur shqiptare. Që e vogël ajo ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave dhe kompeticioneve të ndryshme televizive, si “Gjeniu i Vogël”,ku është vlerësuar me çmim special, ne “Elefant Show”dhe “Promofestival”, vlerësuar me çmim te dyte. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor në vitin 2012 Sheila Haxhiraj kurorëzohet me çmimin e parë në garën muzikore të X -Factor I Albania, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mije konkurrentë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet. Një vit më pas Sheila nënshkruan një kontratë me një nga label-at më të suksesshëm te industrisë së muzikës “Universal” me producentët Berman Brothers. Në vitin 2013 për herë të parë Sheila merr pjesë në Këngën Magjike me këngën “Të Ndjej” një dedikim shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Përveç talentit të pa diskutueshëm në muzikë një pasion tjetër i saj qe dhe aktrimi, gjë që e bëri Sheilën të spikatej dhe ftohej nga regjisorë të ndryshëm për të qënë protagoniste si aktore në filmat e tyre. Deri më tani Sheila ka marrë pjesë në dy filma të njohur shqiptarë “Fluturim Pasioni”, “Tirana 14” dhe në shfaqen teatrale “Dita më e bukur”. Ndër vite Sheila ka lançuar hite muzikore dhe bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur shqiptarë në tregun muzikor.

Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht. Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16 vjeçare. Në karrierën që po ndërton si këngëtare ajo i jep një rëndësi të veçantë imazhit, me galeri fotosh ku pozon herë agresive dhe herë sensuale, pa pasur asnjë tabu.

Në vitin 2006, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Gjeniu I Vogel 2.

Në vitin 2012, Sheila Haxhiraj shpallet fituese në X Factor Albania 1.

Më datë 26 Maj 2013, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Veç Fillimi". Me këtë këngë, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 14 Gusht 2013, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Superfiksim". Sheila u shfaq ndryshe në klip, energjike dhe me skena zhveshjeje.

Në Nëntor 2013, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Te Ndiej". Ajo la pas këngët ritmike, duke vendosur t’i këndojë dhembjes me këtë baladë prekëse. Ajo u rikthehet emocioneve të garës ndërsa konkurron me një baladë, edhe pse e ka deklaruar gjithmonë se rryma muzikore që preferon është R&B.

Më datë 11 Janar 2014, Sheila publikon videoklipin "Baby Lover". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Sheila Haxhiraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 13 Gusht 2014, Etnon publikon videoklipin "Mengjesi Im", në bashkëpunim me Sheila Haxhiraj.

Më datë 13 Dhjetor 2015, Sheila publikon videoklipin "Datty Datty".

Më datë 5 Maj 2017, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Dashnia".

Më datë 28 Nëntor 2017, Sheila publikon videoklipin "T'iki T'iki". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, Sheila Haxhiraj, teksti u shkrua nga Sardi. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 16 Qershor 2018, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Hajde Dalim", në bashkëpunim me Killua. Muzika e këngës u punua nga Sheila Haxhiraj, Killua, Liberian Selimi, teksti u shkrua nga Killua, Sheila Haxhiraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Tull Production.

Më datë 1 Tetor 2019, Sheila publikon videoklipin "Gënjeshtare". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sheila Haxhiraj.

Më datë 20 Dhjetor 2019, Sheila publikon videoklipin "Benz". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sheila Haxhiraj.

Më datë 15 Shkurt 2020, Sheila publikon videoklipin "Pa Fjalë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Sheila Haxhiraj.

Më datë 10 Korrik 2020, Sheila publikon videoklipin "Rose". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sheila Haxhiraj.

Më datë 8 Mars 2021, Sheila publikon videoklipin "Gjuju", në bashkëpunim me Melissën.

Më datë 25 Tetor 2021, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "O Vendi Im".

Më datë 8 Janar 2022, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Me E Mira". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sheila Haxhiraj. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo.

Më datë 23 Prill 2022, Sheila publikon videoklipin "Makalina". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Sheila Haxhiraj. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo.

Në Maj 2022, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Me E Mira".

Më datë 24 Qershor 2022, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Uh Sa Vape". Muzika e këngës u punua nga vetë Sheila Haxhiraj, ndërsa teksti u shkrua nga Killua. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo.

Në Tetor 2022, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Mall".

Sheila Haxhiraj ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Mall". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Sheila Haxhiraj, teksa për arranzhimin u kujdes Marko Polo. Me këtë këngë, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Kënga Magjike 2022 në vitin 2022.

Në Maj 2023, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Uh Sa Vape".

Më datë 23 Qershor 2023, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Lule Lule". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Sheila Haxhiraj. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo.

Më datë 15 Mars 2024, Sheila publikon videoklipin "Ajër". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Sheila Haxhiraj. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marenglen Boja.