
Rrugës (2020)
Shpat Deda
Në këtë projekt diskografik, pubklimi i të cilit u bë më 20 Dhjetor 2020, ka në total 10 këngë të ndryshme.Ne profilin e tij Instagram Shpat Deda shkruan: "Jam shumë i lumtun me nda me juve albumin tim të tretë 'Rrugës', i cili tashmë osht online dhe osht dhuratë për ju në fundin e këtij viti të zymtë, me shpresë se do t'jua ngrohë sadopak zemrat. Albumi osht inçizu në Studio C dhe nji kangë në Homebasesound në Prishtinë, ku në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve përfshihen Dritëro Nikqi dhe Nesim Maxhuni, dhe marrin pjesë edhe nji numër i madh muzikantësh e miqsh: Armend Xhaferi, Liburn Jupolli, Jeton Dolaku, Visar Kuçi, Fatjon Miftari, Enver Muhamedi, Tomor Kuçi, Pëllumb Ballata, Lorik Koçani, Blerta Ismaili, Shpend Ballata, Adorel Haxhiaj dhe Festim Fanaj. E kam nderin dhe kënaqësinë që në këtë album e kam edhe nji bashkëpunim me Joss Stone, të cilën e falenderoj për ngrohtësinë dhe pozitivitetin. Jua uroj përfundimin e vitit 2020, dhe uroj se albumi ka me ju bo shoqni të mirë, e përkrahja e juaj përmes shpërndarjes osht ma se i mirëseardhun."
KËNGËT ME TEKSTE & VIDEO

- Shpat Deda
- Rrugës
- Lloji: Album
- 20 Dhjetor 2020
- Gjithë albumet (3)
- Dërgo kopertina
- Dërgo korrigjime
- Artist kryesor:
- Përgatitën:
Komente 0