TEKSTESHQIP
Edlira Spaho - Zemr​ë​n Plot Kemi
Edlira Spaho
Zemr​ë​n Plot Kemi

Autorë të melodisë dhe autorë të fjalëve të tekstit janë Edlira Spaho, Shpetim Smolica, Pepa Sefedini & Gino Quinn, teksa kënga vjen me arranzhim në bashkëpunim nga Aaron Smith & Shpetim Smolica.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1:
Zemrën plot kemi, se Ti u zbraze
Në një grazhd të vjetër, pa njeri
Me lindjen tënde, shpresën e ngjalle
Prandaj këndojmë, ke lindur Ti

Strofa 2:
Prej madhështisë, Ti veten mohove
Përuljen ne zgjedhim, që të ngjajmë Ty
Si ylli i asaj nate, errësirën ndriçove
Si dijetarët, të vijmë tek Ti

Refreni:
Nëse jeta jonë do të mjaftonte
Duam që për Ty ta jetojmë
Çfarë më shumë mund Ty të japim
Zemrën plot gëzim ta dhurojmë

Ura:
Dhuratat që Ti solle
Ne duam t'i dhurojmë
Ti Mbret, një foshnje u bëre
Me Ty tani jetojmë

VIDEOKLIPE

Komente 0