TEKSTESHQIP
Tomor Ajeti - Emri Jezus
Tomor Ajeti
Emri Jezus

Autorë të tekstit është vetë Tomor Ajeti, ndërsa orkestrimi u krijua nga Aaron Smith.

Teksti :: Song Lyrics

Strofa 1:
Është një Emër që kurrë s'do të zhduket
Është një Emër që kudo sundon
Është një Emër që zemrën bën të përulet
Emri Jezus

Po k'të Emër engjëjt e lartësojnë
Dhe në k'të Emër Ati na dëgjon
Është një Emër që botën tonë ndryshon
Emri Jezus

Refreni:
Në k'të Emër çdo gju do t'përulet
Në k'të Emër çdo gjuhë do të rrëfej
Në k'të Emër errësira zhduket
Emri Jezus

Dhe k'të emër do ta ngrejmë shumë lart
Se ky Emër largon çdo mëkat
Në k'të Emër jeta është dhuratë
Emri Jezus

Strofa 2:
Emri Jezus sot është i lartësuar
Emri Jezus kudo mbretëron
Emri Jezus na mban të bashkuar
Përjetë

Emri Jezus është fortesa ime
Kala e fortë ku unë gjej shpëtim
Dhe këtë Emër kërkon zemra ime
Emrin Jezus

Ura:
Lart e më lart, Emrin Tënd do ta lartësojmë
Lart e më lart, Emrin Jezus

Ura 2:
Lartësojmë Lartësojmë
Emrin Tënd Emrin Tënd Jezus
Lartësojmë Lartësojmë
Emrin Tënd o Zot
Komente 0