>
LETERSISHQIP

Shtepia E Erret

Ja shtëpia e errët, shumë e madhe.
E kam ndërtuar vetë.
Katror pas katrori ç’prej një qoshku të qetë,
Duke u mbllaçitur mbi letrën e irnosur,
Duke hedhur pika zamke,
Duke fërshëllyer, duke luajtur veshët,
Duke menduar për diç tjetër:

Këtu ka kaq shumë bodrume,
Kaq shumë transhe-ngjala rrëshqitëse!
Jam e rrumbullt, si kukuvajkë,
Vetë e ndriçoj veten.
Mund t’i flak lodrat kur të më teket
Apo të bëj bijë në shpirt një kalë.
Barku im llokoçitet.
Duhet të skicoj më shumë harta.

Tunele-kungullesha!
Kam kthetrat e urithit, e brej rrugën time.
Goja gjithëgëlltitëse lëpin shkurret
Dhe vegshat me mish.
Ai banon në bunarin e vjetër,
Në gropën e gurtë. Ai është fajtor.
Ai është prej race të majmurish.

Kundërmim stërqokash, dhoma-repa.
Stërfryhen flegrat dromcake.
Dashuri të vocrra, të shkordhura!
Budallushe dhe pa skelete, si hundët.
Këtu, brenda kësaj rrënje,
Është ngrohtë dhe aspak keq.
Ja dhe përqafjet e ëmbla të mamkës.