>
LETERSISHQIP

I Dashur...

Prania jote flladit parfumin lehtësisht,
afrohem të nuhas flokët, ballin, sytë, gjithshka,
zbres ledhatimin po me atë lehtësi
mes aromës tënde që më deh’.

Përqafimi yt, josh tërë qënien time,
ndjej nëpër damarë lëvrimin e gjakut të nxehtë,
puthjet vazhdojnë emocionesh të dridhen
dhe mua q’ëmbëlsisht më ngrijnë në vënd.

Ç’arsye kaq e fortë më bën të gozhdohem,
midis krahëve të tu aq’të gjerë,
të shijoj emocionin deri në çdo dehje
dhe tërë kohën mbaj të mbyllura sytë?

Shumë fjalë ngrohtësisht më pëshpërit,
që sejcilën prej tyre e njoh mirë,
megjithatë, më vjen t’i dëgjoj përsëri
dhe ti përsëri me ëndje m’i pëshpërit.

I dashur, mos më lësho, lermë të pushoj,
ndjej se qetësohem e tëra me ty,
lodhja e ditës që mbaj mbi shpinë,
me puthjen e parë ma largon kjo magji.