>
LETERSISHQIP

Në Oazin E Pritjes

Atje thellë, në oazin e ndriçuar të yjeve,
të gjitha hapësirat, më pëlqen t’i mbledh brënda kraharorit,
të fsheh gjithçka tënden, mos më largohesh
deri sa të ngopem me ty...

Përtej saj, mos ndalem të jap lirinë,
sapo të mbaroj qëndisjet e shpirtit tim...
Shpresën e pafundëme ta nis udhëtimeve të jetës,
mos mbetem vetëm shkelëse, rrugëve pakuptim...

Sytë e mi ulin kryet për të shënuar pllakave ku shkel,
si n’fletë të bardhë lexuar me syze “Match” duke luajtur
me personazhet, mbret’ a mbretëreshë,
kuadrateve bardh e zi, të lojës shah...

Atje thellë, në oazin e ndriçuar të yjeve,
të gjitha hapësirat, më pëlqen t’i kem në duar
me urinë e buzëve të tua, të lëkund gjumin
duke shqiptuar në të bukurën gjuhë, Të dua...!