17 Shkurti
Pavarësia e Kosovës
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.
Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën. Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj. Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit. Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Videoklipe premiere
📆 17 Shkurt 🕛 10:00
📆 30 Gusht 2024 18:00
Poezi Për 17 Shkurtin
- Egzon Sadiku - 17 Shkurti
- X Personja - 17 Shkurti
- Marigona Tanaj - Pavarsia E Kosoves
- Shqiponje Drenica - Dita E Pavarësisë
- Ezana Morina - 17 Shkurti
- Qendresa Vilaku - 17 Shkurti
- Ardit Syla - 17 Shkurti Dite Fisnike
- Vahit Nasufi - Rruga E Pavarësisë
- Poet Anonim - Kosova Ime
- Leutrim Rushiti - Poezi Për Pavarsin E Kosovës 2012
- Bleona Leci - 17 Shkurti
- Xhenisa Memolla - Liria
- Brikenda Shala - 17 Shkurti Dite Gezimi
- Beslinda Shurdhani - 17 Shkurti
- Teuta Doqi - 17 Shkurti
- Mahir Ademi - 100 Vjetori I Pavarësis
- Argjenta Kllokoqi - 17 Shkurti
- Blerta Simnica - 17 Shkurti
- Erblina Gashi - Nga Gjaku I Dëshmorëve Erdhi Pavarësia
- Gresa Rudaku - 17 Shkurti
- Egzon Zeka - 17 Shkurti
- Ardita Hajzeri - 17 Shkurti
- Jahja Mehmeti - Viti I Tmerrit
- Imer Raçi - Burimi I Krojeve Të Lirisë (17 Shkurti)
- Edona - 17 Shkurti
- Aferdita Beçiri - Dita E Pavaresise
- Blenda Januzi - Kosovë
- Shqiponje Rama - Pavaresia
- Dorontina Jashari - 17 Shkurti
Këngë Për Pavarësinë E Kosovës
- Vagabondi - Kosova E Pavarur
- Marigona Imeri - 17 Shkurti
- Xheki - 17 Shkurt 2008
- Rifat Berisha - Pavaresia E Kosovës
- Shqipe Hasanaj & Stiven Hasanaj - Pavarsia Tash Na Erdh
- Lamm-G - 17 Shkurti
- Shyhrete Behluli - Pavaresia
- Meda - Festa E Kosovës
- Aferdita Demaku - Vula E Pavarësisë
- Meda - Pavarsia
- Elionisa Sejdiu - 17 Shkurti
- Murat Gjoniku - Pavaresia
- K-Lay - Urime Pavarsia
- Malsorja E Deçanit - Gezuar Kosovë Pavarësia
- Faraoni G - O Moj Pavaresi
- Kenge Per Femije - 17 Shkurti
- Flora Gashi - Pavarsia
- Bekim Zymeri - Pavarsia
- Vushe Mjaki & Arta Osmani - Ditëlindja E Kosovës
- Aldioni Muzik - Pavarsia E Kosovës
- Hamit Kastrati & Perparim Brati - Dasem E Madhe Pavarsia
- Govi Reka - Pavarsia
- Xhavit Avdyli - 17 Shkurt 2008 (Pavaresia)
- Dava Gjergji - Fjala E Parë Është Pavaresia
- Mahmut Ferati - Pavaresia
- Vezire Gashi - 17 Shkurti 2008
- Armend Ademi - Pavarsia
- Kenge Per Femije - Pavarsia Na Ka Ardh
- Falkon & Rugaqi - Pavarsia
- Anarla - Shqipja Dardane
17 Shkurt, Pavarësia e Kosovës
{{ sortlabel }}
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
{{ artists[caption.selected].artist }}