Dardanët
Dardanët e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës është në pragë të debutimit të saj më të rëndësishëm futbollistik, ndërsa lojtarët e saj janë në kërkim të historisë. Ndeshja Kosovë-Turqi ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
BBC e nis me titullin: Kosova në eufori, ndërsa ëndërron të bëj historinë në Kupën së Botës, duke nënvizuar se dhjetë vite më parë, kjo Kombëtare as nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për evenimentin më të madh sportiv, teksa sot ndodhet vetëm 90 minuta larg kualifikimit.
Media prestigjoze shkruan se Kombi ballkanik e shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA në 2016-tën, por po pret Turqinë për të lënë gjurmën e saj në ngjarjen më të rëndësishme. The Guardian ka nxjerr në titull filozofinë e kësaj skuadre: "Ne besojmë tek njëri tjetri", duke cituar fjalitë e Sajmir Ujkanit, ish kapitenit të Kosovës.
Një artikull i veçantë i është kushtuar Kosovës edhe nga gazeta italiane "Corriere dello Sport", e cila e ka përshkruar kombëtaren si një ekip të ndërtuar mbi dy realitete: lojtarë nga vendi dhe lojtarë të diasporës, të lidhur nga një fanellë e vetme dhe një identitet i përbashkët.
Sipas medias italiane, Kosova është një skuadër që përfaqëson një "hartë emocionale të Evropës", me shumë prej lojtarëve të lindur e rritur jashtë vendit, por të bashkuar nga ëndrra për të shkruar histori me vendin e tyre.
Ndeshja do të ndiqet nga 13 000 tifozë në stadiumin "Fadil Vokrri", por pothuajse të gjitha komunat kanë organizuar ngritjen e ekraneve gjigande në sheshet kryesore të qytetit për të pritur tifozët dhe çdo emocion të tyre për ëndrrën drejt Botërorit 2026.

Tifozat Dardanë
Videoklipe premiere
Poezi Për Dardanët
Festa Dardane
{{ sortlabel }}
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
{{ artists[caption.selected].artist }}