arrij
Këngë me tag "#arrij"
Albume me tag "#arrij"
REZULTATET E KËRKIMIT:
arrí/j
Klasifikimi: folje jokalimtare, veta, folje kalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
- folje jokalimtarearrí/j -ta, -tur
- ▸ vij ose shkoj në vendin për ku isha nisur, mbërrij: arrita në shtëpi; arriti i pari (i fundit, vonë); arriti treni.
- veta
- ▸ vij deri në një kohë të caktuar; mbush një moshë; III vjen një kohë e caktuar, një ngjarje, një dukuri etj.: arriti të tetëdhjetat; mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!; arriti pranvera; arritën të korrat; arriti radha ime.
- folje kalimtare, kuptim i figurshëm
- ▸ edhe zë, prek ose kap dikë a diçka; e mbërrij: e arriti me dorë; e arrita në rrugë; sa të arrijë syri; / barazohem me dikë; përmbush një dëshirë, një detyrë etj., vij te një rezultat i caktuar: e arriti në mësime; as te thembra s’ia arrin është aq larg, sa nuk mund të krahasohet me të; arritën suksese të mëdha.
- folje kalimtare, veta, i ligjërimit bisedor
- kuptim i figurshëm
Sinonime: