TEKSTESHQIP
dërrasë

Këngë me tag "#dërrasë"


Albume me tag "#dërrasë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


dërrás/ë,-a

Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, mbiemër, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim keqësues

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    dërrás/ë,-a -a(t)
    • fletë druri, që nxirret duke sharruar një për së gjati; diçka e bërë me fletë të tilla a me copa prej tyre: dërrasë pishe; dysheme prej dërrase; dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla, e lyer me të zezë, në të cilën shkruhet me ; dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame); dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbi të cilën presim mishin.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • diçka e ngjashme me një copë të kësaj flete: dërrasa e kraharorit (anat.) eshtër e gjerë në mes të kraharorit; dërrasë guri rrasë guri.
  2. mbiemër, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • si i sheshtë, i rrafshët; petë: e ka gjoksin dërrasë e ka gjoksin të pazhvilluar (për vajza a për gra); m’u bë barku dërrasë kam shumë kohë pa ngrënë, m’u bë barku petë.
  3. mbiemër, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, me kuptim keqësues
    • si i trashë nga mendja, budalla; i paditur: është dërrasë (në matematikë).