diell
Këngë me tag "#diell"
Albume me tag "#diell"
REZULTATET E KËRKIMIT:
diell
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, term në astronomi, numri shumës, antonim, kuptim i figurshëm, mbiemër
-
term në astronomi, numri shumësdíe/ll,-lli
-
▸ trup i zjarrtë qiellor, në qendër të sistemit tonë planetar, që është burim drite e ngrohtësie; drita, ngrohtësia dhe e tij: lind (perëndon) dielli; e diellit; diell me dhëmbë (bised.) diell që shkëlqen, po nuk ngroh; diell dimri; syze dielli; në pikë të diellit në pisk të vapës; e ka marrë dielli është nxirë në diell; rrotullimi i Tokës rreth Diellit; ka shkuar (ka vajtur) dielli një ka disa orë që ka dalë dielli, po afron mesdita; ra (u fal) dielli perëndoi dielli; ngrihet (zgjohet) me diellin ngrihet sapo del dielli; dielli lind (ngroh) për të gjithë (fj. u.) secili ka të drejtë të jetojë i lirë e ta gëzojë jetën; dielli duket (shihet) që në mëngjes (që kur lind) (fj. u.) duket që në fillim se si do të shkojë diçka a si është dikush; nuk mbulohet (nuk zihet, nuk fshihet) dielli me (fj. u.) e vërteta nuk mund të mbulohet; nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me (fj. u.) nuk përlyhet dot e vërteta e madhe; edhe dielli ka njolla (prov. libr.) nuk ka asgjë a asnjeri fare të përsosur e pa asnjë të metë; / edhe -j(t) trup i madh qiellor në qendër të një sistemi planetar.
-
-
antonim
-
kuptim i figurshëm
-
▸ diçka që është burim jete, përparimi, lumturie etj.: dielli i jetës sonë.
-
-
mbiemër, kuptim i figurshëm
-
▸ si shumë i bukur, që ndrit i tëri: nusja hënë e djali diell.
-
Sinonime: