TEKSTESHQIP
emër

Këngë me tag "#emër"


Albume me tag "#emër"



REZULTATET E KËRKIMIT:


ém/ër,-ri

Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, term në gjuhësi

  1. kuptim i figurshëm
    ém/ër,-ri -ra(t)
    • fjalë ose grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një vend etj.: emër i ngjitur ; emër për emër duke e përmendur secilin me emër; i vë emrin; e njoh me emër (dikë e diçka) i di vetëm emrin, nuk e kam parë ndonjëherë; s’ia kam dëgjuar as emrin (dikujt a diçkaje) (mosërf.) nuk e njoh; i doli emri (dikujt) e përmendi dikush; flas (veproj) në emër të dikujt flas (veproj) me porosi të dikujt; flas (veproj) në emër të diçkaje flas (veproj) duke u mbështetur diku (në një ligj, vendim etj.); / autor i një vepre letrare, shkencore etj.; njeri i : është emër i ri në ; emrat e mëdhenj të historisë.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • mendim i mirë ose i keq që është krijuar nga shoqëria për dikë e për diçka; famë: ka (fitoi) emër; është me emër është i njohur; la emër e kujtojnë për të mirë, nuk harrohet; bëj emër bëhem i njohur, fitoj emër.
  2. term në gjuhësi
    • pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që shënon një qenie a një send dhe që eptohet: emër i përgjithshëm (i përveçëm).