gjak
Këngë me tag "#gjak"
Albume me tag "#gjak"
REZULTATET E KËRKIMIT:
gja/k,-ku
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, term në etnografi, term në veterinari, i ligjërimit bisedor, mbiemër, ndajfolje
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumësgja/k,-ku -kra(t)
- ▸ lëng i kuq që qarkullon në trupin e qenieve të gjalla për të çuar ushqimin e oksigjenin në qeliza, për shkëmbimin e lëndëve etj.: rruazat (enët) e gjakut; qarkullimi i gjakut; ngjyrë gjaku e kuqe e ndezur; me gjak të ftohtë (për disa kafshë) gjakftohtë; i morën (i dhanë) gjak; dhurues gjaku; t’u bëftë gjak e dhjamë! (ur.) të bëftë mirë!; bëj gjak (fig.) ther një kafshë a një shpend; ka derdhur gjakun (fig.) ka dhënë jetën për një çështje të madhe; jap gjakun (fig.) bëhem theror, flijohem për dikë a për diçka të shtrenjtë.
- kuptim i figurshëm, term në etnografi
- ▸ afri e ngushtë që vjen prej një paraardhësi të përbashkët, farefisni; i afërm; / lidhje farefisnie nga ana e babait: lidhje gjaku; njerëz të një gjaku; i shkon për gjak e ka në fis; gjaku s’bëhet ujë (fj. u.) nuk mund të mohohen lidhjet farefisnore ose kombëtare.
- kuptim i figurshëm
- ▸ prejardhje e përbashkët e njerëzve nga një popull a nga një komb: ka gjak shqiptari; bashkatdhetarë (vëllezër) të një gjaku.
- numri shumës, term në etnografi
- ▸ edhe -qe(t), gjakmarrje; hakmarrje; hasmëri: zakoni i gjakut; binin (hynin) në gjak; pajtuesit e gjaqevet; ia çuan gjakun te pragu e ngatërruan në një hasmëri; ia çuan të keqen te dera; / rast kur duhet vrarë një pjesëtar i familjes a i fisit, me të cilin është dikush në armiqësi: gjak i vjetër; i fali gjakun hoqi dorë nga vrasja për gjakmarrje.
- term në veterinari
- ▸ gjakëz: e zuri gjaku.
- i ligjërimit bisedor
- ▸ të përmuajshmet e grave.
- mbiemër
- ▸ si i gjakosur, tërë gjak: e kishte këmbën gjak; / shumë i kuq: i kishte faqet gjak.
- ndajfolje
- ▸ si (me mbiemrin i kuq) shumë: gjak i kuq.
Sinonime: