gjumë
Këngë me tag "#gjumë"
Albume me tag "#gjumë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
gjumë
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë mashkulloregjúm/ë,-i
-
▸ gjendje e njeriut që fle, kur pushon trupi, kur ndërpritet veprimtaria e vetëdijes dhe kur pakësohen disa procese ; nevoja, dëshira ose mundësia për të fjetur: gjumë i lehtë (i rëndë, i qetë); gjumi i parë gjumi i orëve të para; gjumin e ëmbël! urim për atë që shkon të flejë; gjumë gjarpri gjumë i thellë e i rëndë; si nëpër gjumë në mënyrë të turbullt, jo qartë; e zuri (e ) gjumi fjeti; s’kam gjumë nuk më flihet, nuk më zë gjumi; zgjohem (ngrihem, çohem) nga gjumi; nuk vuri (nuk shtiu) gjumë në sy nuk fjeti fare; është nëpër gjumë është përgjumësh; e ka gjumin si të lepurit e ka gjumin shumë të lehtë; nuk më zë gjumi (për diçka) (fig.) e kam mendjen vazhdimisht te ajo, jam i shqetësuar shumë e vazhdimisht për të; më vjen gjumë; i doli gjumi; gjumi është vëllai i vdekjes (fj. u.) në gjumë mund të ndodhë çdo gjë, se nuk ndien fare; kur njeriu fle, është njësoj sikur nuk jeton; bie në gjumë ariu (gjarpri, ).
-
-
kuptim i figurshëm
Sinonime: