TEKSTESHQIP
grusht

Këngë me tag "#grusht"


Albume me tag "#grusht"



REZULTATET E KËRKIMIT:


grusht,-i

Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, mbiemër, ndajfolje

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    grusht,-i -e(t)
    • dora me gishtërinj të mbledhur e të shtrënguar; sasia sa nxë dora e mbledhur si kupë; dorë; goditje me dorë të mbledhur: e bëri dorën grusht; një grusht lajthi; që në gusht nga një grusht (fj. u.); ka grusht të fortë.
  2. kuptim i figurshëm
    • goditje e fortë; kundërshtim i hapët e i vendosur; kërcënim: qe grusht i rëndë për të; grusht shteti ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish; i tregoi grushtin e kërcënoi dikë; ishte gati të zihej me dikë; ngre grushtin kundërshtoj dikë a diçka; ngre krye; shtrëngon grushtet mbledh forcat e përgatitet për t’u ndeshur me dikë.
  3. mbiemër
    • si (me numërorin një) i vogël në shtat, një : një grusht njeri; në një grusht vend.
      Shiko gjithashtu:
  4. ndajfolje
    • si kruspull: u mblodh (u bë) grusht.
  5. ndajfolje, kuptim i figurshëm
    • si me radhë të shtrënguara; si një i vetëm e i bashkuar fort: u bënë grusht para rrezikut.