TEKSTESHQIP
hedh

Këngë me tag "#hedh"


Albume me tag "#hedh"



REZULTATET E KËRKIMIT:


hedh

Klasifikimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, folje jokalimtare, veta, kryesisht, folje pavetore

  1. folje kalimtare
    hedh hódha, hédhur
    • flak dikë a diçka ose e shtyj në një drejtim të caktuar; lëshoj poshtë; e rrëzoj përtokë; përhap, shpërndaj; e flak si pa vlerë; e përzë, e braktis, e lë pa kujdes: hedh gurin (gjylen, diskun); e hodha nga dritarja; e hedh në erë; hedh në det (në pus); hedh mbeturinat; pema hodhi lulet (kokrrat); hodhi fletushka; i hodhën fëmijët në rrugë .
      Shiko gjithashtu:
    • e marr dhe e vë në një vend të caktuar; e vesh në trup; vë a shtoj diçka tjetër mbi një gjë; vë: hedh pallton krahëve; hodha jorganin përsipër; u hedh gjysma këpucëve; hedh çatinë (edhe një kat tjetër); i hedh kapistrën (lakun); i hodhën e gjobitën.
      Shiko gjithashtu:
    • derdh, shtie a fut brenda; e lag ose e spërkat me diçka; pi: hedh verë në gotë; i hedh ujë (kripë) gjellës; hedh votën votoj; hedh një gotë raki.
  2. kuptim i figurshëm
    • edhe çoj a kaloj dorën diku; drejtoj vështrimin ose vëmendjen diku; bëj ose ushtroj një veprim; shkruaj diçka në letër: ia hedh dorën në qafë; hedh këmbën mbi këmbë; hodhi tërë skuadrën në sulm; hedh mallra të reja në treg; hodhi të gjitha forcat (aftësitë); hedh në gjyq padit; hedh valle ; hedh themelet themeloj; hedh emrin në ; hedh mendimet në letër; ç’të hedhësh, do të presësh (fj. u.) si të sillesh, do të të sillen.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • edhe kapërcej; kaloj një provë a përballoj një vështirësi: hedh lumin; e hodha sëmundjen.
    • ia ngarkoj një gabim dikujt; e mashtroj: ia hodhi fajin të vëllait; s’ia hedh dot asaj.
  4. folje jokalimtare
  5. folje jokalimtare, veta
    • III luzmon: hodhi bleta.
  6. folje jokalimtare, kryesisht, veta
    • edhe III dështon, shtie: ajo ka hedhur dy fëmijë.
  7. folje pavetore
    • bie borë etj. me shumicë: po hedh borë.