TEKSTESHQIP
iki

Këngë me tag "#iki"


Albume me tag "#iki"



REZULTATET E KËRKIMIT:


ík/i

Klasifikimi: folje jokalimtare, kuptim i figurshëm, veta, i ligjërimit bisedor, pasthirrmë

  1. folje jokalimtare
    ík/i -a, -ur
    • largohem nga një vend, vete diku; shkoj; eci; nisem; mërgoj: iku nga qyteti (nga fshati); ka ikur në mërgim; do të iki nesër; iku më këmbë (me makinë); iku me nxitim; iku treni (autobusi); iku me bisht ndër (bised.) iku i turpëruar; ik e ik e s’kish të ec e ec për një kohë të gjatë.
      Shiko gjithashtu: ,
  2. kuptim i figurshëm
    • edhe largohem me të shpejtë e fshehurazi, ua mbath këmbëve, marr arratinë; largohem që të mos më shohin ose që t’i shmangem dikujt a diçkaje; lë a braktis dikë a diçka: iku nga shtëpia (nga frika); i iku mbrojtësit (sport.); / më shpëton diçka pa e vënë re: iku nga sytë këmbët; i iku fjalës; i kanë ikur disa gabime; i iku nga duart (nga sytë).
    • harxhohet shpejt diçka; shpenzohet e shkon kot: iku buka (vaji, sheqeri); ikën paratë; i iku mundi (djersa) kot.
  3. veta, kuptim i figurshëm
    • III, edhe lëviz a bën tutje; shpërndahet; s’është më, zhduket; s’ka më, mbaron; shkon shpejt koha, fluturon: iku tymi; ikën retë; iku era e keqe; i iku ; i ka ikur inati (frika); më iku gjumi (dhembja); iku dimri (vera); iku vapa (të ftohtët); s’ikën koha; i iku mosha e kaloi moshën e duhur; u plak.
      Shiko gjithashtu:
  4. veta
    • III ecën, del, rrjedh, derdhet: uji ikën me rrëmbim; i iku shumë gjak (nga hundët).
    • III shtrembërohet, mënjanohet: i kanë ikur sytë; ka ikur barra (muri).
    • III del e shkon tutje a bie; më shpëton diçka: i iku rrota; i iku kapela nga ; i iku topi nga këmba (nga dora).
      Shiko gjithashtu:
  5. i ligjërimit bisedor
    • vdes; nuk punon më (një organ a pjesë e trupit): na iku njeriu më i mirë; iku me të shumtët (mospërf.); i iku goja (dora, këmba, zëri); i kanë ikur sytë (veshët).
  6. pasthirrmë, i ligjërimit bisedor
    • si ashtu, vërtet; jo more!: ik more!; ik, se tallesh!