TEKSTESHQIP
jam

Këngë me tag "#jam"


Albume me tag "#jam"



REZULTATET E KËRKIMIT:


jam

Klasifikimi: folje jokalimtare, veta

  1. veta
    jam qéshë, qénë
    • rroj, jetoj, gjëllij; kaloj në një gjendje të caktuar, kam a fitoj diçka, bëhem; III ka diçka a ka arritur një gjendje të caktuar: s’është më ka vdekur; rrofsh e qofsh! (ur.); qofsh me jetë (ur.); mos qoftë! (mallk.); sot jemi, nesër s’jemi s’jemi të përjetshëm; qofsh i lumtur (i gëzuar)! (ur.); është i marrë; sa është? ç’moshë ka?; a je burrë?; është lule është shumë mirë; është i shkolluar (me shkollë); jam në qejf (në merak); s’është për gjë; si je?; qofsh shëndoshë! (ur.); gëzuar qofsh! (ur.); i qofsha falë! (ur.); kjo është ç’është! kjo është më e mira (më e bukura etj.).
    • III ndodh, ngjan a bëhet diçka; ka: nesër është ndeshja (shfaqja, mbledhja); janë shumë (mjaft); janë ca punë që s’i lë dot.
    • III duhet, do: është për ta parë; s’është për të thënë; ishte për t'u bërë.
  2. folje jokalimtare
    • ndodhem diku ose duke bërë diçka; gjendem; bëhem: jam në shtëpi (në punë); është në udhëtim po udhëton; nuk ishin të gjithë; jemi që jemi meqë ndodhemi; kudo qoftë (kudo që të jetë); nga janë e nga s’janë të gjithë kudo qofshin; ishin dhjetë veta.
    • kam lidhje me dikë a me diçka; është pronë e dikujt a pjesë e diçkaje, i përket, e kam prejardhjen, vij, rrjedh: janë vëlla e motër; janë shokë (miq); janë farefis (të një fshati); jam me ty të përkrah; është në anën e tij e përkrah atë; të qoftë! merre!; e gëzofsh!; e mbajtsh me shëndet!; nga je?; çanta është imja; kjo është për ty; s’është e askujt.
    • më duhet ose dëshiroj të bëj diçka; e pranoj a e pëlqej diçka: jam për t’u nisur (për rrugë); s’jam për këtë zgjidhje; s’është për punë.
    • përdoret për të dhënë gjendjen ose vijimin e një veprimi: isha duke mësuar; ishte duke ndenjur po rrinte; është duke punuar po punon.
    • përdoret si ndihmëse në kohët e përbëra të foljeve pësore e vetvetore: është rrahur keq; është rruar; si qenka bërë!
      Shiko gjithashtu:
    • gjymtyrë e disa lokucioneve lidhëzore: duke qenë se (që) për arsye se…, meqenëse; në qoftë se në është se…, po qe se…, po të jetë se…, me kusht që…, sikur…; qoftë…, qoftë… edhe…, edhe...; si…, ashtu dhe; sido që të jetë sidoqoftë.