kohë
Këngë me tag "#kohë"
Albume me tag "#kohë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
kóh/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kryesisht, numri njëjës, term në filozofi, term në teknikë, term në muzikë, term në sport, term në gjuhësi
-
kryesisht, numri njëjës, term në filozofikóh/ë,-a -ë(t)
-
▸ vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve etj. pa kthim prapa; minutat, orët etj. që kalojnë; pjesë e ditës, e stinës a e një periudhe në të cilën bëhet një punë, ndodh diçka etj.; periudhë e pacaktuar historike a me disa kushte të veçanta: kohë e gjatë (e shkurtër, e humbur); kohët e fundit tani vonë; në kohën e kaluar (e ardhme); në kohën e drekës (e gjumit); në kohë paqeje (lufte); koha e gurit (hist.) periudhë e hershme e historisë, kur njerëzit përdornin vegla prej guri; koha e bronzit (hist.) periudha midis mijëvjeçarit V e II para erës së re; koha e hekurit (hist.) periudha pas kohës së bronzit; koha e mesme (hist.) mesjeta; s’ka shumë kohë pak kohë më parë; kanë ndryshuar kohët; iku ajo kohë; kam kohë jam i lirë; kam ; nuk më del koha; gjithë kohën vazhdimisht; që nga ajo kohë; në kohën që (kur)… ndërsa, kur…; për sa kohë që…përderisa…; në të njëjtën kohë; koha është (fj. u.); koha s’lidhet me litar (fj. u.); / formë e ekzistencës së materies dhe kushtet themelore të lëvizjes së saj, që tregon se sa zgjatin dukuritë, ngjarjet etj. njëra pas tjetrës: koha dhe hapësira.
-
-
emër i gjinisë femërore, numri shumës
-
▸ afat; rast; çast: para kohe para afatit; u bë në kohë (në kohën e duhur); me kohë kur duhet; është koha të…; / tërësia e rrethanave që mund të sjellin ndryshime më vonë; e ardhmja: koha do ta tregojë.
-
numri njëjës
-
▸ tërësia e kushteve atmosferike ose gjendja e motit në një vend për një periudhë të caktuar; moti: kohë e mirë (e keqe, me shi); parashikimi i kohës; u hap koha u shpërndanë retë, doli dielli; u prish koha u vrenjt, u bë për shi; po mban koha (e mirë); koha e mirë duket që në mëngjes (fj. u.).
-
-
term në teknikë, term në muzikë, term në sport
-
▸ secila nga fazat e ciklit të punës së një motori: motor me katër kohë; / secila prej nënndarjeve të barabarta të masës, që përcaktojnë ritmin e një kënge a të një pjese; pjesë e sinfonisë, e sonatës etj.: sinfoni me katër kohë; / secila nga lëvizjet me komandë, që përbëjnë një ushtrim gjimnastikor ose rreshtor: e vuri pushkën në sup me dy kohë.
-
-
term në gjuhësi
Sinonime: