TEKSTESHQIP
kthej

Këngë me tag "#kthej"


Albume me tag "#kthej"



REZULTATET E KËRKIMIT:


kthej

Klasifikimi: folje kalimtare, i ligjërimit bisedor, kuptim i figurshëm, folje jokalimtare

  1. folje kalimtare
    kthej kthéva, kthýer
    • sjell a rrotulloj diçka nga ana e ; përmbys: e kthej barkas; kthej bukët (petullat); kthej arën lëroj tokën a ugarin.
      Shiko gjithashtu:
    • qep rishtas një veshje, duke vënë për faqe të jashtme atë që ishte e brendshme; përthyej anët e një veshjeje; : kthej pallton (faqen e jastëkut); kthej mëngët.
      Shiko gjithashtu:
    • përkul; përdredh: kthej hekurat; / ndryshoj drejtimin e lëvizjes së dikujt a të diçkaje: kthej makinën (timonin) djathtas; e ktheva shokun nga rruga; ktheva rrugë ndërrova rrugën: kthej kokën (sytë) majtas.
    • i jap dikujt atë që i kam marrë; i jap një përgjigje; i përgjigjem një veprimi; ia shpërblej dikujt (edhe në disa njësi ): ia ktheva librin; ia ktheu me të egër; nuk i ktheu fjalë nuk e kundërshtoi; nuk kthen dorë nuk i bie dikujt që e godet; i ktheu pushkën e qëlloi ose e kërcënoi duke iu drejtuar me pushkë; ia ktheu (borxhin) dyfish ia lau borxhin dhe i dha më shumë.
      Shiko gjithashtu:
  2. i ligjërimit bisedor
    • pi me fund: ktheu dy gota me raki.
    • lë dikë në provim: sot ktheu dhjetë studentë.
  3. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, folje jokalimtare
    • edhe zëvendësoj ose diçka me një tjetër; e sjell (një tekst) në një gjuhë a në një tjetër; ; ndërroj, : i ktheu lekët në dollarë; nuk i kthejmë zakonet; e ktheu emrin (fenë); e ktheu në shqipen e sotme; / edhe ia ndryshoj dikujt sjelljen, qëndrimin a mendimin: ia ktheva mendjen; ktheu mendje ndryshoi mendim; kthen nga fryn era nuk është i qëndrueshëm.
  4. folje jokalimtare
    • kthehem: do të kthej nga shtëpia.
    • (me trajtë të shkurtër përemërore) ia marr me një zë tjetër këngës që ka dikush: këndon vjehrra dhe ia kthen nusja.
      Shiko gjithashtu:
  5. folje jokalimtare, i ligjërimit bisedor
    • ndryshoj për mirë, marr veten pas një sëmundjeje: ka kthyer krejt. * e ktheu përmbys bëri të madhe; solli dëme të mëdha; shkatërroi çdo gjë.
      Shiko gjithashtu: