lehtë
Këngë me tag "#lehtë"
Albume me tag "#lehtë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
lehtë
Klasifikimi: mbiemër, antonim, term në teknikë, term në ushtri, kuptim i figurshëm
-
antonimléhtë (i, e)
-
▸ me peshë të vogël, që rëndon pak; i rëndë: trup (gur) i lehtë; peshë e lehtë (sport.) ndarje ku bëjnë pjesë sportistë me peshë nga 57 deri 68 kg. (në mundje, në ngritje peshash a në boks).
-
▸ që bëhet ngadalë, pa rënduar shumë, pa shumë forcë e pa zhurmë; që prek vetëm anët ose sipërfaqen e diçkaje; jo i thellë a i theksuar; që mezi kapet nga shqisat a mezi kuptohet; i rëndë; i thellë: hap i lehtë; ecje (prekje) e lehtë; krasitje (gërvishtje) e lehtë; dritë (ngjyrë) e lehtë; dridhje e lehtë; ka këmbë të lehta ecën shpejt.
-
▸ që nuk kërkon shumë mund për t’u bërë a për t’u vënë në lëvizje; që mësohet a që kuptohet pa shumë vështirësi; që ka ushtrime jo shumë të vështira e të mundimshme; i vështirë, i rëndë: punë (detyrë) e lehtë; jetë e lehtë; mësim (ushtrim) i lehtë; atletikë e lehtë.
-
-
term në teknikë, term në ushtri
-
mbiemër
-
▸ i thjeshtë, i ngrohtë e argëtues: muzikë e lehtë.
-
▸ gjymtyrë e dytë në disa emërtime të pathjeshta në fushën e shkencës e të teknikës: ujë i lehtë (fiz., kim.) ujë që nuk përmban shumë kripëra gëlqerore; metalet e lehta metale me peshë të vogël (si alumini, magnezi etj.); elementet e lehta (kim.) elemente me peshë atomike të vogël; tokë e lehtë (bujq.) tokë e shkrifët, që e kullon shpejt ujin.
-
kuptim i figurshëm, antonim
-
▸ i përciptë; mendjelehtë; i thellë: njeri i lehtë.
-
▸ i dobët (për erën, për tërmetin etj.); edhe që godet me forcë të vogël; që nuk është aq i rëndë e i rrezikshëm; që bëhet me ndonjë lëshim, i butë; që nuk i shkel rëndë rregullat e kërkesat; i rëndë: erë e lehtë; dëm i lehtë; sëmundje e lehtë; grip i lehtë.
-
Sinonime: