lodh
Këngë me tag "#lodh"
Albume me tag "#lodh"
REZULTATET E KËRKIMIT:
lodh
Klasifikimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm
- folje kalimtarelodh -a, -ur
- ▸ ia pakësoj fuqinë dikujt, e bëj ta ndiejë veten të këputur a të dobët: më lodhi puna (rruga); e lodhi kalin; e kanë lodhur ethet.
- ▸ e mërzit shumë dikë me fjalë, me kërkesa etj.; e bëj të humbasë durimin e qëndresën: më lodhi me pyetje; na lodhe veshët!
- kuptim i figurshëm
- ▸ e vë në punë, e bëj të punojë me të gjitha forcat, e mundoj: lodhe ca kokën (trurin, mendjen)!; shumë e lodhi gojën foli shumë; nuk i lodh këmbët (dikush) përton a nuk ka dëshirë të shkojë diku.
Sinonime: