luftë
Këngë me tag "#luftë"
Albume me tag "#luftë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
lúft/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë femërore, numri shumëslúft/ë,-a -ëra(t)
-
▸ ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare; përleshje e armatosur, betejë, luftim; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve kundërshtare: luftë për liri e pavarësi; Lufta e Parë (e Dytë) Botërore; luftë civile (qytetare) luftë e armatosur ndërmjet forcave të klasave kundërshtare brenda një shteti; luftë e nxehtë luftë me armë; luftë e ftohtë luftë pa armë, luftë me presione e me ; bëri luftë luftoi; janë në gjendje lufte; hyri në luftë; / ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet klasash, partish etj. kundërshtare; veprimtari goditëse për të mposhtur a për të palën kundërshtare: luftë politike (ekonomike, diplomatike).
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ edhe përpjekje këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t’ia arritur një qëllimi: lufta për emancipimin e gjithanshëm; lufta kundër dëmtuesve të bimëve (kundër korrupsionit, kundër pasojave të tërmetit); në luftë me…
-
Sinonime: