mbush
Këngë me tag "#mbush"
Albume me tag "#mbush"
REZULTATET E KËRKIMIT:
mbush
Klasifikimi: folje kalimtare, antonim, kuptim i figurshëm, term në bujqësi, i ligjërimit bisedor, folje jokalimtare
- antonimmbush -a, -ur
- ▸ shtie diçka në një enë, në një etj. aq sa nxë; zë një vrimë, një gropë etj. me diçka; zbraz: mbush gotën (shishen) me verë; mbush thesin me miell; mbush çibukun me duhan; mbush të e varkës; mbush gropat e rrugës; mbush pushkën fut fishekët në pushkë dhe e bëj gati për ta zbrazur; mbush dhëmballën; i mbushi sytë me lot; mbush ujë në burim; e mbushi kupën (fig.) nuk mund të durohet më; mbush mushkëritë me frymë; mbush barkun, than gurmazin (fj. u.); / shtoj shumë dhe plotësoj numrin e nevojshëm me njerëz ose me sende të ndryshme: mbush sheshin (sallën); e mbushi shtëpinë plot (me miq, me orëndi); / plotësoj me shkrim sipas kërkesave: mbush formularin (regjistrin e klasës).
- kuptim i figurshëm
- term në bujqësi
- ▸ mbath bimën me dhé, përdhej.
- folje kalimtare
- ▸ plotësoj një moshë a një kohë: mbushi pesëdhjetë vjet; mbushi vitin që ka ardhur.
- kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
- ▸ kryej, përmbush, plotësoj: mbush premtimet; mbushi dëshirën e nënës.
- folje jokalimtare, i ligjërimit bisedor
- ▸ (me trajtë të shkurtër përemërore) iki me vrap, ia mbath: ia mbushi në shtëpi.
Sinonime: