mbyll
Këngë me tag "#mbyll"
Albume me tag "#mbyll"
REZULTATET E KËRKIMIT:
mbyll
Klasifikimi: folje kalimtare, antonim, folje jokalimtare, kuptim i figurshëm
- antonimmbyll -a, -ur
- ▸ zë një hapësirë për të ndaluar kalimin a lëvizjen; i vë çelësin a shulin që të mos hapet; i vë tapën a kapakun; hap: mbyll shtegun (kufirin); mbyll portën (dritaren, dollapin); mbyll shishen (vrimën); mbyll sytë (gojën, çadrën).
- folje kalimtare
- ▸ e fut brenda dhe nuk e lë të dalë; e ndryj: e mbyll në dhomë (në haur).
- folje jokalimtare, antonim
- ▸ edhe ndal a ndërpres një rrjedhë, një veprim, punën a veprimtarinë e diçkaje etj.; fik; çel, hap: mbyll çezmën; mbyll radion (dritën); mbyllën dyqanet (shkollat).
- kuptim i figurshëm
- ▸ rrethoj, i vë kufi rreth e rrotull: mbyll kundërshtarin në portë (sport.); mbyllën rrethimin; / ndryj një ndjenjë në shpirt: e mbylli brengën në vetvete.
- ▸ edhe i jap fund, mbaroj a përfundoj një punë ose një detyrë, përmbyll; përmbush: mbyllën mbledhjen (diskutimet, festivalin); e mbyllën vitin (planin para afatit); e mbylli jetën me nder.
Sinonime: