TEKSTESHQIP
mur

Këngë me tag "#mur"


Albume me tag "#mur"



REZULTATET E KËRKIMIT:


mur,-i

Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, term në anatomi, kuptim i figurshëm

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    mur,-i -e(t)
    • ndërtim me tulla, me gurë etj., që përbën pjesën anësore ose të brendshme të një shtëpie, që rrethon një oborr etj.: mur i thatë mur pa ; mur i kështjellës; muri i kanalit faqja anësore e kanalit, e veshur me gurë etj.; sahat muri sahat që varet në mur; bëj mur; kapërceu murin; i kanë mbetur (vetëm) katër muret (një shtëpie) ka mbetur shkretë, pa njeri; është mbyllur brenda katër mureve (të shtëpisë, të zyrës) rri i mbyllur brenda, pa u lidhur me jetën dhe me punën e gjallë muri luan, burri s’luan (fj. u.) burri e mban fjalën.
      Shiko gjithashtu:
  2. term në anatomi
    • faqja anësore ose e fortë e brendshme e një organi: muret e enëve të gjakut.
      Shiko gjithashtu:
  3. kuptim i figurshëm
    • varg i ngjeshur qeniesh, si mburojë ose si pengesë e fortë kalimi; pengesë: mur me policë (me lojtarë).