TEKSTESHQIP
ndiej

Këngë me tag "#ndiej"


Albume me tag "#ndiej"



REZULTATET E KËRKIMIT:


ndíej

Klasifikimi: folje kalimtare, folje jokalimtare

  1. folje kalimtare
    ndíej ndjéva, ndíer
    • pasqyroj në ngacmimet e botës së jashtme nëpërmjet shqisave, ; dëgjoj; marr vesh diçka; kuptoj me diçka, nuhat, parandiej: e ndjeu se po i afrohej fundi; ia ndjeu hapat; e ndiente ftohtësinë e tij; të ndjefsha të mirën! (ur.).
      Shiko gjithashtu: , ,
    • provoj në trup një gjendje të caktuar; provoj ose kam një ndjenjë a një gjendje shpirtërore: ndiej dhembje (lodhje); ndiej kënaqësi (, frikë); s’i ndiej gjunjët (kurrizin) më janë bërë si të huaj nga lodhja; s’e ndiem rrugën nuk u lodhëm gjatë ecjes ose gjatë udhëtimit; nuk ndien asgjë për të nuk e do, nuk e dashuron.
      Shiko gjithashtu: ,
  2. folje jokalimtare
    • më bën përshtypje, më prek; e shijoj a më shqetëson; / edhe prekem moralisht, shqetësohem; jam i vetëdijshëm për një gjendje: e ndien veten fajtor; e ndien për detyrë; e ndien muzikën (poezinë); hiç mos ndiej! mos u shqetëso!, mos pyet fare!