ngjyrë
Këngë me tag "#ngjyrë"
Albume me tag "#ngjyrë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
ngjýr/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm, kryesisht
- emër i gjinisë femërore, numri shumësngjýr/ë,-a -a(t)
- ▸ veti e një trupi për të thithur një pjesë të dritës e për të pasqyruar pjesën tjetër me të një gjatësie të caktuar, që shkaktojnë një pamor në sy: ngjyrë e kuqe (blu); ngjyrat e ylberit; ngjyra të forta (të ndezura, të hapëta); njerëz (popullsi) me ngjyrë njerëz të racës së zezë, të verdhë a të kuqe, që nuk i përkasin racës së bardhë; metalet me ngjyra të gjitha metalet, me përjashtim të hekurit e të lidhjeve të tij.
- kuptim i figurshëm
- ▸ pamje e jashtme; ngjyresë: i kanë dhënë tjetër ngjyrë qytetit; ngjyra e kombit.
- ▸ kuptimi i veçantë që marrin gjërat në rrethana të caktuara a nën ndikimin e diçkaje; ngjyrim; rrymë; drejtim: ngjyrë kombëtare.
- ▸ fuqi e larmi në shprehje; mjetet shprehëse të një vepre artistike: gjuhë me ngjyra të forta.
- kryesisht, numri shumës, kuptim i figurshëm
- ▸ ajo që e dallon diçka, që e bën të veçantë dhe që ka vlerë përfaqesuese: ngjyrat kombëtare; mbron ngjyrat e skuadrës.
Sinonime: