TEKSTESHQIP
peshë

Këngë me tag "#peshë"


Albume me tag "#peshë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


pésh/ë,-a

Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, term special ose në disa fusha, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, term në sport

  1. term special ose në disa fusha
    pésh/ë,-a -a(t)
    • rëndimi i një trupi, që matet me një njësi të caktuar; ngarkesë; barrë: pesha neto (bruto); ngritje peshash; ra nga pesha (dikush) u dobësua ca; shitet me peshë; / shtypja që ushtron një trup mbi një tjetër për shkak të forcës tërheqëse të Tokës, të masës dhe të vetive të lëndës; veti e përhershme e trupave që bien poshtë për shkak të rëndesës: pesha (fiz.) pesha e një trupi ose e një lënde, e krahasuar me peshën e një të barabartë uji të pastër në temperaturën 4oC; pesha atomike (fiz.); pesha molekulare (fiz.).
      Shiko gjithashtu: ,
  2. kuptim i figurshëm
    • dhe rëndësia e një pune; detyrë e ngarkuar, që kërkon mund për t’u kryer; diçka e vështirë, barrë, përgjegjësi: pesha kryesore bie mbi të; e ka peshë të rëndë mbi supe; / vendi që zë diçka midis gjërave të tjera; vlera dhe rëndësia e dikujt a e diçkaje: peshë e vdekur (libr.) diçka pa vlerë, që s’hyn në punë; gjë pa jetë; pesha (libr.) përpjesëtimi i diçkaje në një tërësi; vendi dhe roli i diçkaje në një tërësi; njeri me peshë; i ka peshë fjala.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. i ligjërimit bisedor
    • gur peshoreje; peshore: llogarit peshat; i është prishur pesha.
  4. term në sport
    • grup a kategori mundësish, boksierësh ose peshëngritësish që peshojnë afërsisht njëlloj: peshë e lehtë (e mesme, e rëndë).