TEKSTESHQIP
plaçkë

Këngë me tag "#plaçkë"


Albume me tag "#plaçkë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


pláçk/ë,-a

Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, përmbledhës, kryesisht, numri njëjës, i ligjërimit bisedor

  1. përmbledhës, numri shumës
    pláçk/ë,-a -a(t)
    • edhe tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake; rrobat dhe sendet e vogla që marrim me vete kur udhëtojmë: i mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat u shpërngul, u largua; kishte plaçkë të madhe; / që i rrëmbehet dikujt a i zihet armikut: plaçkë lufte; plaçkë tregu (fig. keq.) diçka që mund të kalojë dorë më dorë pa e pyetur të zotin; bënin plaçkë plaçkitnin, vidhnin.
      Shiko gjithashtu:
  2. kryesisht, numri njëjës
    • copë etj. për të bërë veshje: plaçkë e mirë (e fortë, e shtrenjtë).
      Shiko gjithashtu:
  3. i ligjërimit bisedor
    • bëzhdilë, lëmishte: më ka hyrë një plaçkë në sy.
  4. numri shumës, i ligjërimit bisedor
    • të përbrendshmet, rropullitë: plaçkat e barkut.