prag
Këngë me tag "#prag"
Albume me tag "#prag"
REZULTATET E KËRKIMIT:
pra/g,-gu
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, term special ose në disa fusha
-
emër i gjinisë mashkullore, numri shumëspra/g,-gu -gje(t)
-
▸ prej guri, prej betoni a prej druri poshtë derës ose poshtë dritares; rrasë prej guri mbi këmbët e oxhakut; i ngritur mbi një sipërfaqe për të penguar diçka ose si mbështetje: kapërcej pragun; pragu i qerres (i lesës) i në pjesën e përparme të shtratit të qerres ose të lesës; prag lumi pjesë e ngritur ose me gurë në shtratin e një lumi; pragje bore; pragu i çiftelisë ura e çiftelisë ku mbështeten e lartësohen telat.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ pengesë: u bë prag e ndaloi, e pengoi; s’ka prag që s’kapërcehet (fj. u.).
-
▸ shtëpia; familja; atdheu: prag më prag shtëpi më shtëpi; s’e ka kaluar pragun ka ndenjur brenda në shtëpi; iu shua pragu i vdiqën të gjithë njerëzit e familjes; na shkeli pragun na pushtoi.
-
▸ koha që i paraprin një ngjarjeje të caktuar; koha para fillimit të diçkaje: në prag të Vitit të Ri, në prag të pleqërisë; është në pragun e jetës është i ri në moshë, sapo ka hyrë në moshë madhore.
-
-
term special ose në disa fusha
-
▸ caku më i lartë a më i ulët i shfaqjes së diçkaje: pragu i dëgjimit (i dhembjes).
-
Sinonime: