prish
Këngë me tag "#prish"
Albume me tag "#prish"
REZULTATET E KËRKIMIT:
prish
Klasifikimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, antonim, i ligjërimit bisedor, veta
- kuptim i figurshëm, antonimprish -a, -ur
- ▸ e rrëzoj përdhe diçka të ndërtuar; rrënoj, shemb; e zbërthej dhe e dëmtoj diçka, e nxjerr jashtë përdorimit; edhe shkatërroj; ndreq: prish shtëpinë (muret, gardhin); e prishën vendin (ekonominë); ua prishën (synimet); po nuk prishe nuk ndërton (fj. u.); prish shtëpi e bëj kasolle (fj. u.) prish diçka të madhe e me vlerë për diçka të vogël e më vlerë të paktë.
- folje kalimtare
- ▸ shkriftoj, shprish; shthur: prish leshin; prish trikon.
- ▸ ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; i jap një drejtim tjetër; ia ndryshoj gjendjen a qëndrimin: e prishi qetësinë (heshtjen); ma prishi gjumin; ia prishi drejtimin (drejtpeshimin).
- ▸ e kundërshtoj; nuk ia plotësoj një dëshirë; ia kthej: s’ia prish kurrë të atit; ma prishe qejfin; s’di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë.
- kuptim i figurshëm
- ▸ edhe e ngatërroj, e çrregulloj, e pështjelloj: m’i prishi flokët era; ma prishi këngën; e prishi punën.
- ▸ i bëj keq dikujt a e dëmtoj diçka; e keqësoj; bëj që të humbasë shëndetin e bukurinë; shëmtoj; bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira ; ; shthur: ngrica i prishi bimët; drita e fortë t’i prish sytë; ia prishi shëndetin (bukurinë); ia prishi shijen; fjalët e huaja të panevojshme e prishin gjuhën; e ka prishur paraja; njeriu i keq prish edhe të tjerët.
- i ligjërimit bisedor
- ▸ shtrembëroj fytyrën, buzët etj. nga një dhembje, nga një pakënaqësi etj.
- ▸ thyej para, shkoq: prish qindëshen.
- ▸ zhvirgjëroj.
- veta, kuptim i figurshëm
- veta
Sinonime: