prodhim
Këngë me tag "#prodhim"
Albume me tag "#prodhim"
REZULTATET E KËRKIMIT:
prodhím,-i
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, term në ekonomi
- emër i gjinisë mashkullore, numri shumësprodhím,-i -e(t)
- ▸ veprimi sipas foljes: prodhimi i drithërave (i makinave); prodhimi i mjeteve të prodhimit (ek.); prodhimi i të mirave materiale (ek.); procesi i prodhimit tërësia e proceseve të veçanta për të nxjerrë një send të gatshëm ose gjysmë të gatshëm; nisi (filloi) prodhimin.
- ▸ tërësia e të mirave materiale dhe e sendeve të prodhuara në një periudhë të caktuar nga një degë e ekonomisë, nga tërë ekonomia e vendit, nga një e veçantë etj.; send me vlerë, mjet, vegël a çdo gjë që prodhohet; diçka që del nga duart dhe mendja e njeriut: prodhim industrial (bujqësor, blegtoral); prodhime ushqimore; prodhimi shoqëror tërësia e të mirave materiale që prodhon shoqëria në një kohë të caktuar; prodhimi letrar (artistik); e prodhimit (ek.).
- term në ekonomi
- ▸ puna e drejtpërdrejtë që bëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërrmarrje industriale, bujqësore etj.; veprimtari e ndërgjegjshme ekonomike e njerëzve për të prodhuar vlerat materiale të domosdoshme për qenien dhe për zhvillimin e shoqërisë njerëzore; tërësia e vendeve a e qendrave ku kryhet kjo punë: njësi prodhimi (ek.); qendër prodhimi; mjetet e prodhimit (ek.); mënyra e prodhimit (ek.); në prodhim (ek.).
Si folje: prodhoj
Sinonime: