punë
Këngë me tag "#punë"
Albume me tag "#punë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
pún/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, i ligjërimit libror, i ligjërimit bisedor, term në fizikë
-
i ligjërimit librorpún/ë,-a -ë(t)
-
▸ veprimtari e dobishme e njeriut, që e kryen me forcën e krahut e të mendjes dhe me vegla a mjete të ndryshme për të natyrën, për të prodhuar të mira materiale, për të krijuar vlera shpirtërore etj.; veprimtari e ndërgjegjshme prodhuese, krijuese, organizuese etj.; mënyra si kryhet ajo; lloji i veprimtarisë a detyra që kryen çdo ditë dikush në një fushë të caktuar; lloji i shërbimit që i bëhet diçkaje; mjeshtëri, , profesion: punë (mendore); punë mësimore (edukative); punë e verdhë punë që mund të mos sjellë atë që duhet; punë e keqe; punë e ndyrë; punë me spec (bised.) punë e lidhur me vështirësi dhe me kokëçarje e të papritura; në pune; ndarja e punës (hist.); shprehitë e punës; koha e punës; e punës; krahët (forcat, veglat, mjetet) e punës; kafshë pune; punët e ditës (e stinës) në bujqësi; dashuria për punën; i ngarkuari me punë (dipl.); iu bë puna shirit (dikujt) mezi e mbaroi një punë, ngaqë nuk i pëlqente a ngaqë mezi e bënte; ka lindur për atë punë e bën shumë mirë një punë, është shumë i përshtatshëm për ta bërë atë; puna e mbarë! (ur.); tryezë (dhomë, rroba) pune; s’ia del njeri për punë është i fortë a i zoti për punë; e vuri punën përpara (nën vete) përparoi një punë; kur s’ke punë, mos luaj derën! mos rri asnjëherë pa punë, diçka duhet të bësh patjetër, sado e vogël qoftë; ajo punë (euf.) , punëhera; puna e herës (puna e hënës, puna e truallit) (euf.) , punëhera; punën e sotme mos e lër për nesër (fj. u.); puna e njeh njeriun (fj. u.); puna çan malet (fj. u.).
-
-
i ligjërimit bisedor
-
▸ diçka që duhet bërë a duhet zgjidhur, që na shqetëson etj.; çështje; ; shkak, arsye: punë boshe; punë fëmijësh (.); ia mbaroi punën (dikujt) e ndihmoi për diçka; si do të vejë kjo punë?; e ndan (e këput, e pret) punën (dikush) i ka gjërat të qarta e të prera, nuk i zvarrit punët; i bie punës prapa e ndjek një çështje derisa të zgjidhet; s’të mbaron punë s’ta kryen një kërkesë, një porosi etj., s’të bën gjë; i ka punët në vijë (për ) i ka punët fare mirë, i vete mbarë; e ka atë punë nuk mendon a nuk shqetësohet më për diçka, ka hequr dorë; s’është puna ime; nuk (më) pret puna duhet të mbarohet, të zgjidhet etj. menjëherë; si qëndron puna?; na hapi punë; t’i vëmë kapak kësaj pune! ta mbyllim këtë çështje; i lë punët (dikush) i zgjat e nuk i zgjidh; s’më shpie (s’më çon) puna atje s’kam të bëj me dikë a me diçka; ua prishi punët u hapi telashe, i pengoi; s’u nisëm dot për punë të borës; punë e pa punë me arsye e pa arsye, me shkak e pa shkak; kësaj i thonë (kjo është) punë e pa punë të bësh punë pa nevojë e pa dobi, t’i hapësh vetes punë kot.
-
▸ rasti: meqë ra puna; puna e solli...
-
▸ diçka e ngjashme me një send; lloj, farë: më ka zënë një si punë reumatizme.
-
emër i gjinisë femërore, numri shumës
-
▸ lëvizja dhe veprimtaria e një organi, e një aparati, e një mjeti etj.: puna e zemrës (e muskujve); e vë makinën në punë.
-
▸ ajo që arrihet të bëhet gjatë procesit të prodhimit a gjatë një veprimtarie; sendi, vegla etj. që prodhohet; punim: punë shkencore; punë diplome; punë e arrirë; i dorëzoi punën.
-
-
term në fizikë
Sinonime: