TEKSTESHQIP
pus

Këngë me tag "#pus"


Albume me tag "#pus"



REZULTATET E KËRKIMIT:


pus,-i

Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, i ligjërimit bisedor, term në gjeologji, term në mineralogji e në miniera, kuptim i figurshëm, mbiemër

  1. i ligjërimit bisedor
    pus,-i -e(t)
    • gropë e thellë, zakonisht e veshur me gurë, që është hapur për të nxjerrë ujë; gropë e madhe ku mblidhen ujëra për ujitje ose ujëra të tjera; vend i thellë në shtratin e një lumi, gomën: pus artezian pus që e nxjerr ujin vetë nën trysninë natyrore; e pusit; i pusit; nxjerr ujë me kova nga pusi; puset e Valbonës; s’bëhet pusi me gjilpëra (fj. u.) nuk bëhet një punë pa veglat a mjetet e nevojshme; mos hyr në pus me litarin e botës! (fj. u.) mbështetu në forcat e tua!; pusi i mirë njihet në kohë të thatë (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
  2. term në gjeologji, term në mineralogji e në miniera
    • vrimë e thellë në tokë, e me gypa a me mjete të tjera të posaçme për të nxjerrë naftë ose gaz; gropë e thellë që hapet në minierë për të nxjerrë e për të mbartur mineralin ose si rrugë kalimi e minatorëve: pus nafte (gazi); pus ndihmës; pus ajrimi.
      Shiko gjithashtu:
  3. kuptim i figurshëm
    • njeri që nuk i nxjerr të fshehtat, që nuk ia tregon tjetrit ato që di ose e veta: është pus (i thellë) (dikush).
      Shiko gjithashtu:
  4. mbiemër, kuptim i figurshëm
    • si edhe shumë i thellë; shumë i errët, shumë i zi, shumë i nxirë: u bë pus qielli (koha); u bë pus (dikush) u në fytyrë, u nxi në fytyrë.
      Shiko gjithashtu: