pushtoj
Këngë me tag "#pushtoj"
Albume me tag "#pushtoj"
REZULTATET E KËRKIMIT:
pusht/ój
Klasifikimi: folje kalimtare, antonim, kuptim i figurshëm, veta
- antonimpusht/ój -óva, -úar
- ▸ fut ushtrinë në një vend dhe zë tokat e tij; i rrëmbej lirinë dhe pavarësinë një vendi; zë me forcë një vend; çliroj: pushtuan vendin (qytetin).
- kuptim i figurshëm
- ▸ arrij në një vend të vështirë a ngjitem në një vend të lartë dhe e shkel atë: alpinistët pushtuan majën; / edhe shtie në dorë diçka, zotëroj: pushtuan tregje të reja; kanë pushtuar majat e shkencës.
- folje kalimtare
- ▸ përfshij dikë a diçka me të dy krahët; përqafoj: e pushtoi të birin me mall; pushtoi shtyllën (trungun e pemës).
- kuptim i figurshëm, veta
- ▸ arrij ta kap me një vështrim: e pushtoi me sy gjithë klasën; / III vjen e përhapet, e mbulon a e përfshin të gjithë; : e pushtoi flaka; vendin e pushtoi errësira; heshtja pushtoi sallën; / më kap tërësisht një ndjenjë, një mendim a një gjendje; më bën për vete: më pushtoi gjumi (vaji, gazi); më pushtoi gëzimi (mërzia, malli, zemërimi, frika); e pushtuan mendime të zymta; më pushtoi një dëshirë e zjarrtë; pushtoi zemrat (mendjet) e njerëzve.
Sinonime: