reaksion
Këngë me tag "#reaksion"
Albume me tag "#reaksion"
REZULTATET E KËRKIMIT:
reaksión,-i I
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, i ligjërimit libror, term në kimi, term në fizikë, term në teknikë
- i ligjërimit librorreaksión,-i I -e(t)
- ▸ kundërveprim; reagim: reaksion i lëkurës (biol., fiziol.); i bën (i shkakton, i jep) reaksion; si reaksion ndaj kësaj.
- term në kimi, term në fizikë
- ▸ bashkëveprim ndërmjet dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike; ndryshim brenda bërthamës së një : reaksion kimik; reaksion bërthamor (fiz.) zbërthimi i bërthamave të atomeve të një elementi, i cili shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe; reaksion zinxhir (fiz., kim.) zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve; varg veprimesh ose rrjedhimesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar.
- term në teknikë
- ▸ kundërveprim i gazrave, që shtyjnë përpara diçka, duke dalë me forcë nga pas: aeroplan (motor) me reaksion.
Sinonime: