rrit
Këngë me tag "#rrit"
Albume me tag "#rrit"
REZULTATET E KËRKIMIT:
rrit (rris)
Klasifikimi: folje kalimtare, veta, kuptim i figurshëm
-
folje kalimtarerrit (rris) -a, -ur
-
▸ e mbaj, e ushqej dhe e edukoj dikë derisa të bëhet i zoti i vetes: rrit fëmijët; e ka rritur trim; / mbaj e ushqej kafshë shtëpiake; mbjell bimë e kujdesem për to: rritin pula (bletë); rrit lule.
-
▸ e lë të zhvillohet e të bëhet më i madh: i rriti flokët.
-
-
veta
-
▸ III e bën që të zhvillohet; e bën të madhe diçka: kjo tokë e rrit mirë misrin; uji i rrit bimët.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ edhe e bëj më të madh, më të fuqishëm etj.; e ngre në një shkallë më të lartë: e rritën prodhimin; ia rritën pagën; ia rriti besimin (vrullin, lavdinë); i rritën kërkesat.
-
▸ e ngre në detyrë etj.; e gradoj: e rritën në përgjegjësi.
-
Sinonime: