shtyllë
Këngë me tag "#shtyllë"
Albume me tag "#shtyllë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
shtýll/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, term në sport, term në anatomi, kuptim i figurshëm, mbiemër
-
emër i gjinisë femërore, numri shumësshtýll/ë,-a -a(t)
-
▸ i gjatë e i drejtë prej druri, prej metali a prej betoni, që shërben në ndërtime për të mbajtur diçka të rëndë, pjesë të një ndërtese ose për zbukurimin e saj; përmendore në këtë trajtë: shtyllë telefoni (e tensionit të lartë); shtyllat e galerive; me shtylla; shtyllë dorike (arkit.); nuk mbahet shtëpia me një shtyllë (fj. u.).
-
-
term në sport
-
▸ secili nga tre trarët e portës në lojën e futbollit.
-
-
term në anatomi
-
▸ vargu i kockave unazore në mes të shpinës së njeriut dhe të kafshëve: shtylla kurrizore.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ ai që mban barrën kryesore të punëve; mbështetja kryesore e diçkaje, themeli: është shtylla e shtëpisë (e familjes).
-
-
mbiemër, kuptim i figurshëm
-
▸ si i fortë, i qëndrueshëm, i patundur: është shtyllë.
-
Sinonime: