valë
Këngë me tag "#valë"
Albume me tag "#valë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
vál/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kryesisht, kuptim i figurshëm, term në fizikë, i ligjërimit bisedor, term në gjellëtari, mbiemër, ndajfolje
- emër i gjinisë femërore, numri shumësvál/ë,-a -ë(t)
- ▸ diçka si kjo shtresë uji: valët e flokëve; vala goditëse e ajrit rrymë e fuqishme ajri që shkaktohet nga armët bërthamore.
- kryesisht, numri shumës
- kuptim i figurshëm
- ▸ lëvizje e fuqishme njerëzish që vjen duke u rritur: vala e protestuesve; / shfaqje e beftë dhe e vrullshme e diçkaje (zakonisht të pakëndshme) a përsëritja e saj; shpërthim i një ndjenje etj.; dallgë: valë të nxehti (të ftohti); valë grevash (demonstratash); valë krimesh; valë pushimesh nga puna; valë e re refugjatësh; valë gëzimi (pakënaqësie).
- term në fizikë
- ▸ dridhje ajri nga lëkundja a nga përhapja e diçkaje në një mjedis të caktuar: valë të gjata (të mesme, të shkurtra); valë elektromagnetike; valët e radios.
- i ligjërimit bisedor, term në gjellëtari
- ▸ bukëvalë; papare.
- mbiemër
- ▸ si i valë: ujë valë; dhoma ishte valë.
- ndajfolje
- ▸ si shumë (zakonisht me mbiemrin i nxehtë): ishte valë i nxehtë.
Sinonime: