valle
Këngë me tag "#valle"
Albume me tag "#valle"
REZULTATET E KËRKIMIT:
váll/e,-ja
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë femërore, numri shumësváll/e,-ja -e(t)
-
▸ kërcim me lëvizje ritmike me muzikë nga dy a më shumë veta, të zënë zakonisht dorë për dorë; muzika a kënga që shoqëron këto lëvizje; pjesë a vepër muzikore me ritëm, me e me kohë për të tilla lëvizje: valle popullore (shqiptare); valle simfonike; heqësi i valles; kërcejnë (hedhin) valle; dredh vallen e heq bukur një valle.
-
▸ rreth ose numër i madh njerëzish; pjesë a sasi e diçkaje që zë aq vend sa mund të kërcesh (zakon. me një): ka një valle fëmijë; një valle vend; mos e hap vallen shumë mos thirr shumë veta (në një dasmë etj.).
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ punë a veprimtari zakonisht e mundimshme; kokëçarje: hyri në valle e s’del dot; po hyre në valle, duhet të kërcesh (fj. u.); e kanë lënë jashtë valles nuk e kanë ftuar diku; nuk i kanë dhënë ndonjë punë.
-
Sinonime: