vend
Këngë me tag "#vend"
Albume me tag "#vend"
REZULTATET E KËRKIMIT:
vend,-i
Klasifikimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, përmbledhës, kuptim i figurshëm
-
emër i gjinisë mashkullore, numri shumësvend,-i -e(t)
-
▸ hapësirë a pjesë e caktuar toke që shërben për një punë ose për një qëllim, ku gjendet ose kur ndodh diçka etj.: vend për ndërtime (për banesë); vend për të ngrënë; vendi i nisjes (i mbërritjes, i takimit); () vendi (gjuh.); në vend i ati (e ëma) shumë i ngjashëm në pamje me të atin (me të ëmën); në vend menjëherë, aty për aty, aty ku ishte; në vend (të dikujt a të diçkaje) në këmbë të dikujt a për diçka, për dikë a për diçka; në vend që… përdoret për të shprehur një zgjidhje tjetër ose për të dy veprime a gjendje të ndryshme.
-
▸ pjesë e një hapësire ku rri dikush a ku mbahet diçka; hapësirë e për t’u ulur a për të fjetur; ndenjëse, karrige: vend i zënë (i lirë); vendi i valixheve; vendet e tribunës; dy vend; kryet e vendit; në vend-numëro! (usht.) komandë për të hedhur hapat pa ecur; autobus me dyzet vende; gjeti një vend; zë (shumë) vend; i bëj vend (dikujt) mblidhem a ngushtohem që të rrijë edhe dikush tjetër; s’rri në një vend lëviz shumë; e mbajti në vend e ndali, nuk e la të largohej; s’lëviz nga vendi; guri është i rëndë në vend të vet (fj. u.).
-
▸ pjesë në një vepër letrare, kinematografike etj.: vendi ku përshkruhet beteja.
-
▸ mjedis a çast i përshtatshëm për të bërë diçka: s’është vendi këtu; gjej vend gjej rast a mundësi; sipas vendit bëhet kuvendi (fj. u.).
-
përmbledhës
-
▸ qyteti, fshati etj. ku ka lindur ose ku banon dikush; një krahinë e caktuar; hapësirë toke brenda kufijve të caktuar shtetërorë; shtet; atdhe: vendi im (ynë); vendet evropiane; mall (prodhim) vendi; lopa (delja) e vendit; nga ç’vend është?; / njerëzit që banojnë në këtë hapësirë, popullsia: u ngrit mbarë vendi.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ arsye për të thënë a për të bërë diçka: fjalë (vërejtje) me vend; flet vend e pa vend; është pa vend është e padrejtë; është e papërshtatshme; lë vend për dyshime lë rast a shteg për dyshime.
-
Sinonime: