vij
Këngë me tag "#vij"
Albume me tag "#vij"
REZULTATET E KËRKIMIT:
vij
Klasifikimi: folje jokalimtare, veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, kryesisht
-
vetavij érdha, árdhur
-
▸ lëviz drejt folësit; eci së andejmi e mbërrij këtu; kthehem përsëri nga jam nisur; III lëviz ose afrohet drejt meje; mbërrin: eja këtu (tek unë, më afër)!; sapo erdhi nga puna; erdhi më këmbë (me makinë); prit se po vij; shkojmë e vijmë te njëri-tjetri kemi hyrje-dalje me njëri-tjetrin; erdhi treni; erdhi letra (); erdhi shëndoshë e mirë; vete e vjen brenda ditës; të ardhsha për të mirë! (ur.); mirë ardhsh! (ur.).
-
▸ e kam prejardhjen, vendlindjen, vendbanimin etj.; III gjendet a bëhet diku dhe sillet prej andej; zë , buron; është pasojë e diçkaje, shkaktohet; e ka burimin te dikush a te diçka; del prej diku; rrjedh: vjen nga një familje e njohur; këto mollë vijnë nga Dibra; kjo fjalë vjen nga një rrënjë shqipe; këto vijnë nga pakujdesia; i vinin lotë nga sytë.
-
▸ mbush një moshë të caktuar; III arrin një kohë a një ngjarje e caktuar: i erdhi pleqëria (fundi, vdekja); erdhi dreka (darka); erdhi Dita e Flamurit.
-
▸ III ( me trajtë të shkurtër përemërore) më nxë; më bën; më rri mirë në trup (për rrobat, këpucët etj.): nuk më vijnë pantallonat (çorapet, këpucët); fustani të bëka!
-
-
folje jokalimtare
-
▸ nis të flas për diçka tjetër, kaloj, hidhem: le të vijmë te çështja tjetër.
-
▸ dal në krye a në udhëheqje; marr drejtimin a fuqinë: erdhën në pushtet; qeveritë vijnë e shkojnë.
-
kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
-
▸ edhe gjendem ose lëviz para ose pas dikujt a diçkaje; vihem në një radhë me dikë a me diçka, radhitem: unë vij pas atij; më tej vinte një shesh; pas treshit vjen katra; pas punës vjen shpërblimi; ai nuk vjen me të ai nuk barazohet me të; nuk i vjen as te gishti (i vogël) i këmbës (as në thua) as që mund të krahasohet me të.
-
-
veta, kryesisht
-
veta, kuptim i figurshëm
-
▸ III (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe ndodh rastësisht diçka, qëllon, bie; më shfaqet një ndjenjë, një mendim etj.; lind; përputhet me diçka; më përshtatet (edhe në njësi ): më erdhi rruga andej; më erdhi e papritur; sido që të vijë puna; më erdhi një ide; më erdhi ndër mend tani; më vjen në (bised.) më kujtohet; më erdhi në shteg; erdhi fjala për atë; më vjen si të fikët; i vjen ndot (të , për të vjellë); më vjen turp; më vjen mirë kam kënaqësi, gëzohem; më vjen rëndë prekem në , fyhem; e kam të vështirë, më rëndon; ia përtoj; druhem, më vjen turp; më vjen keq hidhërohem a dëshpërohem për dikë a për diçka; më dhimbset; më vjen inat; i vinte habi () habitej; i erdhi thartë (); flet ç’t’i vijë në mendje; erdhi në jetë lindi; i vjen për shtat i përshtatet; i vjen pas qejfit (pas avazit, pas midesë); nuk i vjen (për) mbarë nuk e ka të lehtë; nuk i vjen përdoresh; nuk i vjen për shtat; i erdhi puna.
-
▸ III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe merr përsëri pamjen e zakonshme, kthehet në gjendjen normale; rregullohet, shërohet: i erdhi fytyra; i erdhi goja (zëri); i erdhën sytë (veshët); i erdhi shëndeti (); një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte (i ikte) herë skuqej, herë zverdhej; i erdhi gjaku në vend; erdhi në mend (i erdhën mendtë); erdhi në të e kuptoi, e mblodhi veten; erdhi në vete.
-
-
i ligjërimit bisedor
Sinonime: