vijë
Këngë me tag "#vijë"
Albume me tag "#vijë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
víj/ë,-a
Klasifikimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, term në gjeometri, kuptim i figurshëm, term në muzikë, ndajfolje
-
term në gjeometrivíj/ë,-a -a(t)
-
▸ shenjë e hollë dhe e zgjatur nga një pikë te një tjetër; diçka e ngjashme me këtë shenjë ose e përfytyruar si e tillë; kufiri anësor i një sipërfaqeje; shenja e këtij kufiri: vijë pingule (e lakuar); vijë e drejtë (gjeom.) drejtëz; vijë e thyer (gjeom.) vijë që zgjatet në drejtime të ndryshme; vija e ekuatorit (gjeogr.); vijat e pentagramit (muz.); vijat e fushës së futbollit; vijat e bardha të ngjyer në rrugë brenda të cilëve lejohet kalimi i këmbësorëve; vija e flokëve shtegu i flokëve; vijat e pantallonave; fletore me vija.
-
-
emër i gjinisë femërore, numri shumës
-
▸ rrip i ngushtë ngjyre etj.; kufiri që ndan diçka ose që shënon caqet e një sipërfaqeje a të një hapësire; diçka në trajtë : vijë kufitare kufiri midis dy shteteve a krahinave; vijë ndarëse (ndarjeje) vija kufitare ndërmjet dy shteteve a ndërmjet zonave të pushtimit brenda një shteti; / tokësor që ndan dy ushtri ndërluftuese gjatë armëpushimit; vija e frontit (usht.); vija e mbrojtjes (usht., sport.); vija e armëpushimit (e ndalimit të zjarrit) (usht.); vija e verdhë (ndërt.) kufiri brenda të cilit lejohen ndërtimet në një fshat a në një qytet.
-
▸ rresht; kolonë: në vijë të zhdërvjellët (usht.); u vendosën në një vijë (në dy vija).
-
▸ drejtimi i diçkaje: vija e shikimit (e të parit); vijë shënjimi (usht.) vijëshënim; vija e fluturimit të predhës.
-
▸ varg njerëzish që kanë një paraardhës: në vijë të drejtë në lidhje të pandërmjetme gjaku.
-
-
kuptim i figurshëm
-
▸ rruga që ndjek një parti, një qeveri etj.; pikësynimet e qëndrimeve a të veprimeve të dikujt; ecuria e zhvillimit të diçkaje; drejtim; rrugë (edhe në njësi ): vijë e drejtë (); vijë (politike); shkeli vijën; është në vijë (dikush) është në rrugë të drejtë; (diçka) është në rregull; e solli (e vuri) në vijë e solli në rrugë; erdhi në vijë erdhi në rrugë; e ka punën në vijë i ecën puna mirë.
-
-
term në muzikë
-
▸ vijueshmëria e rregullt e notave a e toneve: vija melodike (muzikore).
-
-
ndajfolje
Sinonime: