Klasifikimi: folje kalimtare, veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
folje kalimtare
vra/s -va, -rë
▸ e bëj një njeri të vdesë ose një kafshë të ngordhë, duke e qëlluar me armë a me diçka tjetër: e vrau me pushkë (me shpatë); e vrau pabesisht (prapa shpine); e vrau ; më vraftë buka! (betim).
Shiko gjithashtu:
▸ lëndoj një pjesë të trupit duke u përpjekur në diçka; gjakos, plagos: vrava dorën (këmbën); e vrau ; ku qenke vrarë kështu?!
Shiko gjithashtu:
▸ më shkakton dëm, më prish; nuk më lë të shoh mirë: të vret ushqimi i tepërt; e vrau () duhanin; ia vret sytë dielli.
Shiko gjithashtu: ,
▸ ia thyej pak ngjyrën e fortë, duke i futur një tjetër: e vrau të kuqen me pak të bardhë.
Shiko gjithashtu:
veta
▸ III më shkakton dhembje, ngaqë më shtrëngon, më shpon etj.: më vret këpuca; më vriste dysheku.
kuptim i figurshëm
▸ edhe e lodh shumë dikë, e detyroj të punojë tej mundësive, e stërmundoj; e ngarkoj shumë, e rëndoj; e bëj që të bjerë nga shëndeti a të plaket: e ka vrarë puna; e vrau lodhja (pagjumësia); mos i vra shumë qetë në arë; e kishte vrarë ; të vrasin shumë taksat.
Shiko gjithashtu:
▸ e prek thellë në ndjenja a në , e lëndoj shumë; e hidhëroj shumë, e pikëlloj: e vrau me fjalë; më vrau në zemër më dëshpëroi shumë, më lëndoi keq; e vrau e ndjeu veten fajtor për diçka dhe u pendua; më vrave! më pikëllove!, më there! (kur na japin një lajm të ).
Shiko gjithashtu: , ,
i ligjërimit bisedor
▸ shtyp diçka për ta zbutur, për ta ndrysur etj.; : vrasin plisat; më vrit pak supet.